Merkel mbështet ndalimin e burkës në Gjermani
Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi sot se burka duhet të ndalohet në vendet ku atë e ndalon ligji.

Merkel mbajti një fjalim në Kongresin e CDU-së me rreth 1000">1000 delegatët e mbledhur të cilët përshëndetën me një duartrokitje prej 11 minuta.

Ajo mbështeti ndalimin e Burkës në shkolla, gjykata dhe në institucione të tjera shtetërore.

Tek ne thuhet: “duhet të tregosh fytyrën, ndaj mbulesa e plotë nuk është në rregull dhe duhet të ndalohet, në vendet ku është e mundur”, theksoi Merkel.

Kjo deklaratë u përshëndet me duartrokitje të fuqishme të 1000">1000 delegatëve prezent shkruan DW.

CDU gjendet para një fushate shumë të vështirë, për shkak të sulmeve nga e djathta dhe e majta.

“Nuk do të jetë fare lehtë”, tha Merkel duke shtuar se detyra kryesore tani është të evitohet krijimi i një koalicioni kuq-kuq-gjelbër (SPD, E Majta, Ekologjistët). /Albeu.com/
Shtuar më 06/12/2016, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori