Shefi i diplomacisë gjermane, Heiko Mass takohet me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Ai nesër do vizitojë edhe Beogradin.
Kryediplomati gjerman përmes një postimi në Twitter ka treguar se kjo vizitë ndërlidhet me çështjen e procesit të vaksinimit në Ballkanin Perëndimor.
“Askush në Evropë nuk mbetet i paprekur nga suksesi dhe dështimi i fqinjëve të saj. Fakti që tani mund të ndajmë progresin e vaksinimit në BE me vendet e Ballkanit Perëndimor është një moment kyç në luftën kundër virusit. Kjo është arsyeja pse unë jam në Prishtinë dhe Beograd sot dhe nesër”, ka shkruar Mass.
Aktualisht, Kosova është vendi me progresin më të dobët sa i përket vaksinimit, me vetëm 24 mijë dozat e marra nga programi COVAX.
Niemand in Europa bleibt von Erfolg und Misserfolg der Nachbarn unberührt. Dass wir den Impffortschritt in der EU nun auch mit den Staaten des Westbalkans teilen können, ist ein Schlüsselmoment im Kampf gegen das Virus. Heute und morgen bin ich deswegen in Pristina und Belgrad. pic.twitter.com/iW66iFyQoP
— Heiko Maas ?? (@HeikoMaas) April 22, 2021