Rusët sulmojnë depot e naftës në Ukrainë, momenti i shpërthimit (VIDEO)

Një sulm me raketë në një depo nafte të kryer nga forcat ukrainase ka ndodhur sonte në qytetin Rovenki, raporton Sputnik.

Në rrjetet sociale janë shfaqur pamjet e shpërthimit, ku shihet një zjarr i madh që ka ndodhur pas sulmeve. Zyrtarët e LNR thonë se ka viktima.

Menjëherë pas shpërthimit, shërbimet e emergjencës kanë shkuar në vendin e urgjencës.

Më 21 shkurt, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi dekrete për njohjen e Republikave Popullore të Donetskut dhe Luhanskut, të cilat shpallën pavarësinë nga Kievi në vitin 2014, dhe herët në mëngjesin e 24 shkurtit, Rusia nisi një operacion ushtarak për çmilitarizimin e Ukrainës. /albeucom/


Shtuar 26.02.2022 22:17