Merkel: Integriteti territorial ukrainas është thelbësor
Pëlqej
Integriteti teritorial i Ukrainës është thelbësor ndërkohë që vendi lufton kundër një kryengritjeje separatiste të armatosur proruse në lindje. Kështu u shpreh sot ancelarja gjermane Angela Merkel gjatë një konference për shtyp të përbashkët me presidentin ukrainas Petro Poroshenko.

“Kuptimi i vizitës sime qëndron në faktin se qeveria gjermane tregon se integriteti territorial i Ukrainës është thelbësor”, deklaroi Merkel.

Kancelarja gjermane mbërriti sot në Kiev për një vizitë simbolike në mes të konfliktit të armatosur në lindje të Ukrainës me separatistët prorusë, njoftoi një gazetar. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2014, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori