“E votuam, por na zhgënjeu!”, të verbrit protestë në Tiranë: Rama të lidhi sytë, Linda t’ia vendosë bukën përpara dhe ta provojë

Sot në Tiranë u zhvillua një tjetër protestë. Në ditën e “Shkopit të bardhë”, të verbrit kanë dalë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të kërkuar të drejtat e tyre. Problemet dhe shqetësimet e tyre janë disa.

Duke filluar nga kushtet e krijuara për të lëvizur në rrugë, te pensionet. “Jam keq sidomos për urbanët. Nuk ka kushte. Po ashtu pagesat i kemi shumë të ulëta” tha një qytetar.

“E para nuk kemi rrugë. Jetoj në Bathore, në Kamëz kanë bërë disa vija, por nëse shkon pas tyre shkon direkt e në shtyllë ose në pemë.

Ku të lëviz unë? E dyta pensionet. Rritja që na është bërë është 1 ose 2%, çfarë rritje është kjo?!” tha një tjetër qytetar.

E zhgënjyer u shpreh edhe një tjetër qytetare “Sot jemi harruar nga ky shtet. I kemi votuar, por na harruan. Jemi të zhgënjyer”.

Bashkëshortja e një tjetër qytetari që ka probleme me shikimin kishte një mesazh direkt për Edi Ramën.

“Vetëm një orë të rrijë si këta, të lidhë sytë dhe Linda t’ja vendosë bukën përpara dhe ta provojë dhe ta shikojë çfarë jete bëjmë ne” tha ajo.