Merkel: Hebrejtë sulmohen ende në Gjermani
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka quajtur dje të turpshëm faktin që hebrenjtë janë ende objekt sulmesh, apo kërcënimesh në Gjermani, 70 vjet pas çlirimit të kampit nazist të shfarosjes në Auschwitz.

"Është e turpshme që disa persona në Gjermani të goditen, kërcënohen, apo sulmohen, sepse thonë se janë hebraikë, apo sepse shprehen në favor të Izraelit", deklaroi Merkel gjatë një ceremonie të organizuar në Berlin nga Komiteti Ndërkombëtar i Auschwitzit, një organizatë e krijuar nga të mbijetuar të kampit famëkeq.

Në prag të 70-vjetorit të çlirimit të kampit nazist të shfarosjes "Auschwitz-Birkenau" nga trupat sovjetike, më 27 janar 1945, Merkel tha se "Nuk duam fjalë raciste kundër hebrenjve, kundër njerëzve, që kanë gjetur në Gjermani një atdhe të ri, ose që janë larguar nga vendi i tyre për shkak të luftës, apo persekutimeve"./albeu.com/
Shtuar më 27/01/2015, ora 10:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori