Mblidhet sot Këshilli i Sigurimit i OKB-së, Zelenskyy merr pjesë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të flasë sot me diplomatët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së i indinjuar nga dëshmitë e shtuara se forcat ruse kanë synuar të vrasin civilë. Takimi është caktuar për në orën 14:00 GMT, shkruan Sky News.

Tërheqja e trupave ruse nga qytetet përreth kryeqytetit të Ukrainës zbuloi kufomat, gjë që çoi në thirrje për sanksione më të ashpra kundër Kremlinit, veçanërisht një ndërprerje të importeve të karburantit nga Rusia.

Gjermania dhe Franca reaguan duke dëbuar dhjetëra diplomatë rusë, duke akuzuar se ata ishin spiunë.