Merkel e Trump takohen për herë të parë zyrtarisht më 14 mars
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të takojë presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në Uashington, më 14 mars, deklaruan zyrtarët në Berlin.

Takimi i parë zyrtar Tump- Merkel do të pasojë një fillim gjaknxehtë të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Qëkur presidenti i ri amerikan ka marrë detyrën më 20 janar, Merkel ka folur fuqishëm në favor të politikave që Trump i ka kundërshtuar.
Merkel ka kundërshtuar deklaratat e tij se NATO është një "aleancë e vjetruar", duke thënë se "sfidat e botës sonë sot nuk mund të menaxhohen nga ndonjë shtet individual".

Merkel ka folur po ashtu edhe në favor të agjendës së tregtisë multilaterale, të cilën Trump e ka vënë në pikëpyetje, transmeton REL.

Ajo po ashtu ka thënë se "bashkëpunimi i ngushtë" midis Uashingtonit dhe Evropës duhet të bazohet në "vlera të përbashkëta", përfshirë demokracinë, lirinë dhe respektin për të drejtat dhe dinjitetin e secilit individ.

Gjatë fushatës zgjedhore më 2016, Trump e ka cilësuar politikën e Merkelit për dyer të hapura për emigrantët si "të çmendur". /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2017, ora 19:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori