Merkel dhe Obama bisedë telefonike për sulmet në Gjermani
Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti amerikan, Barack Obama kanë zhvilluar një bisedë telefonikë ku kanë theksuar rëndësinë e luftës së përbashkët kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe gjendjen në Ukrainën Lindore.

Lajmin e bën të ditur Shtëpia e Bardhë në një deklaratë ku ndër të tjera thuhet se “Obama i ofroi Gjermanisë mbështetjen e plotë të qeverisë amerikane për hetimin e sulmeve”.

Nga ana tjetër një zëdhënëse në Berlin deklaroi se Obama shprehu edhe ngushëllimet e tij për sulmet terroriste në Gjermani gjatë javës së kaluar./albeu.com/
Shtuar më 28/07/2016, ora 13:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori