Merkel dhe Macron bashkohen kundër Rusisë
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kanë kërkuar nga Rusia që t’i lirojë marinarët ukrainasë, të cilët janë arrestuar muajin e kaluar.

“Ne kërkojmë kalim të sigurt, të lirë dhe të papenguar të të gjitha anijeve në Ngushticën e Kerçit dhe lirim të pakushtëzuar të të gjithë marinarëve ukrainasë, të cilët janë ndaluar në mënyrë joligjore”, thuhet në deklaratën e përbashkët të dy vendeve të fuqishme evropiane.

Moska i ka akuzuar 24 marinarët ukrainasë për kalim të paligjshëm të kufirit ujor të Rusisë. Në anën tjetër, Ukraina e ka akuzuar Rusinë për ushtrim të agresionit ushtarak përmes rrëmbimit të anijeve.
Shtuar më 28/12/2018, ora 14:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori