Merkel dhe Hollande të shqetësuar për konfliktin në Ukrainë
Gjermania dhe Franca janë tejet të shqetësuara për situatën në lindje të Ukrainës, veçanërisht përgjatë vijës së kontaktit mes separatistëve pro-rusë dhe forcave qeveritare.

Kështu kanë thënë sot dy liderët, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Francois Hollande, në një komunikatë të përbashkët për media, para një takimi që ata priten ta mbajnë me presidentin rus, Vladimir Putin.

Ata kanë thënë se e përkrahin fuqishëm hyrjen në fuqi të një marrëveshjeje për armëpushim në fillim të vitit shkollor e cila ishte ndërmjetësuar nga një grup trepalësh i kontaktit i përberë nga Gjermania, Franca dhe Polonia.

Sipas tyre marrëveshja duhet të çojnë në ndalimin e qëndrueshëm të luftimeve që filluan në vitin 2014. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2016, ora 17:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori