Merkel: Dalja e Britanisë nga BE do të ketë pasoja!
Pëlqej
Bashkimi Evropian do të sillet në mënyrë të drejtë ndaj Britanisë së Madhe pasi vendi të braktisë bllokun, por Londra duhet të jetë e vetëdijshme se “Brexiti” do të ketë çmim të tij, deklaroi sot në Berlin kancelarja gjermane Angela Merkel.

Duke folur në konferencën për bizneset familjare, Merkel theksoi se çmimi nga “Brexit” për Britaninë e Madhe do të jetë më i lartë në qoftë se Londra nuk pajtohet për lëvizje të lirë të shtetasve të vendeve anëtare të BE-së.

"Do të duhet të shohim se si ta balancojmë gjithë këtë. BE-së i nevojiten mekanizma për ballafaqim me rregullat e reja në Britani të Madhe pas “Brexitit”, të cilët do të mund ta rrezikojnë konkurrencën e lirë", porositi Merkel.

Britania e Madhe nisi zyrtarisht në Mars procesin për largim nga BE-ja, ndërsa negociatat midis Londrës dhe Brukselit për Brexit-in pritet të fillojnë muajin e ardhshëm. /albeu.com/

Shtuar më 19/05/2017, ora 18:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori