“Merkel bëri 'gabim katastrofik' që ua hapi dyert refugjatëve”
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka deklaruar për “Times of London” se kancelarja gjermane, Angela Merkel ka bërë një “gabim katastrofal” me politikën e saj që la një valë prej miliona refugjatësh të hynin në vendin e saj.

“Mendoj se ajo bëri një gabim shumë katastrofal dhe ky gabim ishte pranimi i gjithë këtyre ilegalëve”, shkruan “Times” përmes Twitterit, duke cituar Trumpin të ketë thënë në intervistë.

Trump u zgjodh president në SHBA me premtimin se do t'i mbyllë dyert për refugjatët dhe do të dëbojë nga shteti miliona emigrantë të paligjshëm./Albeu.com/
Shtuar më 15/01/2017, ora 23:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori