Merkel bisedë telefonike me Trump: Gjermania e vendosur të ruajë marrëdhëniet me SHBA-të
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka zhvilluar një bisedë telefonike më Presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të cilin e ka uruar për fitoren.

Merkel i ka komunikuar Trump-it se ajo është e vendosur për ruajtjen e marrëdhënieve mes Gjermanisë dhe ShBA.

Sipas komunikatës zyrtare, Merkel ishte shprehur se populli amerikan dhe ai gjerman ndajnë së bashku vlera të përbashkëta si demokracia, liria e zgjedhjes, etj.

Gjithashtu, zëdhënësi i qeverisë komunikoi se kancelarja ishte shprehur optimiste për të pasur një takim me Presidentin e zgjedhur në samitin e G20 që do të mbahet në Gjermani gjatë vitit të ardhshëm.

Kancelarja gjermane dhe Presidenti i zgjedhur Donald Trump kanë biseduar së fundmi me telefon.

Kancelarja e përgëzoi Trump për suksesin në zgjedhje.

Ajo nënvizoi gjatë bisedës se Gjermania dhe ShBA janë të lidhur nga vlerat e përbashkëta. Gjithashtu, Merkel e siguroi Presidentin se do të përpiqet të ruajë marrëdhëniet tradicionalisht të mira me Shtetet e Bashkuara dhe se kishte planifikuar që ta takonte atë në Samitin e G20 që do të zhvillohet gjatë vitit të ardhshëm”, u shpreh zëdhënësi i qeverisë gjermane.

Trump bisedoi gjithashtu me anë të një bisede telefonike me Kryeministren e Britanisë, Theresa May, e cila mësohet se gjithashtu patin një urim për Presidentin e zgjedhur.

May kishte shprehur gjithashtu vullnetin pozitiv për të bashkëpunuar dhe për të ruajtur marrëdhëniet e ngushta mes Britanisë dhe ShBA-së.
/albeu.com/
Shtuar më 11/11/2016, ora 17:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori