Merapi, vullkani që sjell vdekjen! (FOTO LAJM)

Katastrofë e vërtetë pas aktivizimit të vullkanit Merapi në Indonezi. Qindra njerëz kanë humbur jetën nga hiri i nxehtë që është derdhur në zonë pas shpërthimit të parë me 26 nëntor 2010. Në momentin që mendohej se vullkani ishte qetësuar, ndodhi një shpërthim i ri, i cili shkaktoi djegie të rënda tek dhjetëra fshatra të kthyer tashmë në hi. Merapi është një nga vullkanet më aktivë të botës. Deri më sot ai ka shpërthyer me dhjetëra herë. Ndërsa aktivizimi i vullkanit në vitin 1930 shkaktoi vdekjen e 300 mijë personave.
Pëlqej
Pamje rënqethëse të vullkanit Merapi
Katastrofë e vërtetë pas aktivizimit të vullkanit Merapi në Indonezi. Qindra njerëz kanë humbur jetën nga hiri i nxehtë që është derdhur në zonë pas shpërthimit të vullkanit.

Në momentin që mendohej se vullkani ishte qetësuar, ndodhi një shpërthim i ri, i cili shkaktoi djegie të rënda tek dhjetëra fshatra të kthyer tashmë në hi.

Ekipet e shpëtimit thonë se fshatrat e zonës po digjeshin dhe trupat e viktimave ishin djegur aq sa nuk mund të identifikoheshin, gjë që mund të vërtetohet edhe nga fotografitë që mund t'i shihni në fund të lajmit.

Merapi është një nga vullkanet më aktivë të botës. Deri më sot ai ka shpërthyer me dhjetëra herë. Ndërsa aktivizimi i vullkanit në vitin 1930 shkaktoi vdekjen e 300 mijë personave. (albeu.com)
Shtuar më 07/11/2010, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori