Melania Trump: Të bashkohemi për të mirën e fëmijëve tanë
Zonja e parë Melania Trump u bëri thirrje udhëheqësve botërorë këtë të mërkurë që të bashkohen për të mirën e fëmijëve të tyre, duke dhënë kështu sugjerimet e para publike në mbledhjen e Kombeve të Bashkuara ndërsa Shtëpia e Bardhë punon për të forcuar marrëdhëniet e saj jashtë vendit përcjell Albeu.com.

Duke paralajmëruar se fëmijët po ndjekin nga afër shembullin e të rriturve, ajo theksoi se "duhet t'i mësojmë njëri-tjetrit vlerat e ndjeshmërisë dhe komunikimit që janë në thelb të mirësisë, vetëdijes, integritetit dhe udhëheqjes".

"Ne duhet të bashkohemi për të mirën e fëmijëve tanë," tha Trump në një drekë në misionin e SHBA në Kombet e Bashkuara.

Ajo shtoi: "Duhet të kujtojmë se ata po na shikojnë dhe dëgjojnë, kështu që nuk duhet të humbasim kurrë një mundësi për ti mësuar fëmijëvemirën dhe të keqen." /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2017, ora 15:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori