Melania Trump detyron ish të dashurin të heshtë përmes parave
Pëlqej
Për shkak të artikujve tw shumtw që janë shfaqur në mediat sllovene, Melania Trump është detyruar të punësojë një avokat për të mbrojtur imazhin e saj.

Shkrimi në mediat sllovene u përhapën si virus në të gjithat mediat botërore për lidhjen e Zonjës së Parë me një djalë nga vendlindja, Sllovenia.

Bëhet fjalë për sllovenin e quajtur Jure Zorcic, i cili pretendon të jetë ish i dashuri i Melanies dhe se romanca e tyre kishte përfunduar para njëzet vjetëve.

“Unë e ftova në zyrën time. I kam kërkuar që të mos të flasë rreth Melanias. Ai e pranoi se ata e njihnin njëri-tjetrin, por se kurrë nuk ishin të dashuruar. Për këtë arsye ka nënshkruar një marrëveshje që i ndalohet të flas rreth kësaj teme”, tha Natasha Pirc Musar, avokat i bashkëshortes së presidentit amerikan, Donald Trump, Melania.

Lidhjen mes ish-miss Slloveninë dhe Zorcicit e ka konfirmuar edhe Bojan Pozar, autor i librit “E vërteta e Melania Trump”, i cili tha se slloveni ka zbuluar të dhëna interesante, të cilat e kanë frymëzuar të shkruajë një libër.

Ai gjithashtu tha se Melania kurrë nuk ka qenë një sllovene tipike, por gjithçka ndryshoi pas bisedës me avokatin. /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2017, ora 21:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori