Meksikë, zbulohet tuneli 550 metra
Pëlqej
Autoritetet e Shteteve të Bashkuara dhe të Meksikës thanë se kanë zbuluar një tunel trafikimi të gjatë 550 metra në kaliforninë jugore që lidh Kaliforninë me shtetin meksikan Tihuana.

Gjatë kërkimeve, zyrtarët thanë se agjentët e drogës kanë konfiskuar edhe mbi 20 tonë marihuanë, e cila mund të vlejë miliona dollarë. Zyrtarët thanë se tuneli nëntokësor i lidhte depot në të dy anët e kufirit.

Tihuana konsiderohet porta kryesore për hyrjen ilegale të drogës nga Meksika në Kaliforni. (albeu.com)
Shtuar më 04/11/2010, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori