65 vjeçari i dehur gjen vdekjen në rrugë, e shtyp makina

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në aksin Berat- Ura Vajgurore, me pasojë vdekjen e një 65 vjeçari.

Viktima ka qenë në gjendje të dehur në momentin kur i ka prerë rrugën një makine të tipit Benz, e cila e ka shtypur duke i shkaktuar vdekjen.

65 vjeçari me inicialet G.Z, ka ndërruar jetë pak minuta më vonë edhe pse autoambulanca ka ardhur në kohë.

Pas aksidentit të rëndë policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin A.H.

Në vendngjarje kanë shkuar ekspertë të policisë rrugore, të cilët po hetojnë rreth shkaqeve të aksidentit


Shtuar 6.01.2020 20:38