Kini kujdes! Këto janë sëmundjet më të rrezikshme gjatë verës

Çdo stinë verë, nuk kalon pa shfaqur patologjitë e saj të zakonshme të njerëzit, por gjithashtu sjell edhe të reja.

Në këtë kuadër, kërkues e shkencëtarë të fushës së mjekësisë kanë studiuar rastet e sëmundjeve tipike që shfaqen nën të nxehtin e madh.

E para në listën e tyre është astma, e cila njihet edhe si vështirësia e qarkullimit të ajrit në rrugët e frymëmarrjes.

Temperaturat vazhdimisht të larta, shkaktojnë një ulje të nivelit të kujdesshmërisë së trurit dhe dobësim të madh të kujtesës njerëzorë.

Jo vetëm dimri na bën të ankohemi dhe të zëmë shtratin prej sëmundjeve. Por edhe stina e vërës, ka “avazet” e saj.

Sipas ekspertëve, ato po shtohen edhe më tepër në kuadrin e ngrohjes së përgjithshme globale, e cila po na sjell çdo vit stina verore edhe më të nxehta se të tjerat.

Po kaq problematike në stinën e verës, janë edhe dhimbjet e kokës si dhe sëmundjet e zemrës.

Dhimbja e kokës është një nga sëmundjet që përballemi më shpesh. Gjatë verës koha e nxehtë, alkooli i tepërt që pihet, gjithë lodhja e palarguar e dimër-verë, pakësimi i oksigjenit sjell ankesa nga grykët, hundët, veshët, tensioni i lartë, dhimbjet e mëzit dhe gjymtyrë shfaqin dhimbje shtesë të kokës në këto ditë të nxehta vere.

Ndër patologjitë më të zakonshme janë:

-Goditjet astmatike

-Dehidratimi

-Tensioni i lartë i gjakut

-Tromboza

-Zemra

-Infarkti

-Qarkullimi i gjakut

-Dhimbja e gjoksit

-Hemorragjia cerebrale

-Diabeti

-Të fiktit

-Goditja nga dielli

-Neuroza

-Reumatizma

-Artriti reumatik


Shtuar 13.07.2021 16:35