Meksikanët i vënë flakën murit të Donald Trump-it
Karnavalet në Meksikë kanë nisur me djegien të atij që simbolizonte murin e propozuar nga Donald Trump në kufirin mes ShteteveBashkuara dhe Meksikës.

Karnavalet e Verakruzit konsiderohen si më gazmoret në botë dhe joshin mijëra njerëz në qytet portin.

“Po rebelohemi kundër ShteteveBashkuara. Po i themi ‘po, ne mundemi’. Pasi Meksika është më e mirë se Shtetet e Bashkuara”, tha Luz Gutierres, banor.

Përveç djegies së murit u vu në skenë një parodi, ku protagonist ishte sërish Trump. Aktorë që imituan atë dhe zonjën e parë Melania ishin të veshur me kostume tradicionale të rajonit.

Muri i propozuar nga numri një i Uashingtonit për të penguar emigracionin nga Meksika mund të kushtojë mbi 21 miliardë dollarë, e për realizmin e tij do të duheshin 3 vite, sipas një raporti amerikan.
Meksikanët e pritën me protesta vizitën e Sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson, dhe Sekretarit për Sigurinë e Brendshme, John Kelly. /albeu.com/

Shtuar më 23/02/2017, ora 23:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori