Meksika premton se do t’i përgjigjet Trump-it dhëmb për dhëmb
Qeveria meksikane është e bindur se përballja me Donald Trump do të jetë një betejë e gjatë dhe pavarësisht se do të mbahet i hapur, dialogu është i gatshëm ta godasë dhëmb për dhëmb presidentin amerikan, nëse ai synon të fillojë një luftë tregtare me fqinjin e tij jugor.

“Po përgatiten për një betejë të gjatë, sepse kjo krizë nuk zgjidhet në tre ditë”, theksoi ministri meksikan i Punëve të Jashtme, Luis Videgaray duke iu referuar vizitës zyrtare të sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson dhe të këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, John Kelly në qytetin e Meksikos.

Nëse shkohet drejt një strategjie përplasjeje, me pozicionime në dukje të kundërta, askush nuk mund të thotë se Meksika nuk ka mbajtur dorën e zgjatur”, shtoi Videgaray.

“Fakti që thamë tani mjaft, me sa duket, ka pasur pasoja dhe kjo shpjegon përse sot dy sekretarë amerikanë kanë ardhur te ne, duke paralajmëruar se nëse vërtetë synojnë të vendosin taksa ndaj eksporteve meksikane, atëherë edhe ne do e bëjmë, por do e bëjmë më mirë, duke zgjedhur sektorët që pësojnë më shumë dëme”, u shpreh shefi meksikan i diplomacisë.

“Shpresoj se në të ardhmen mund të ketë marrëdhënie të mira me Meksikën, por duhet të na trajtojnë në mënyrë të drejtë”, ka thënë Donald Trump ndërkohë që sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson do të takojë presidentin meksikan Enrique Pena Nieto. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2017, ora 17:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori