Zbulohet sa lidhje serioze ka pasur Donaldi i Big Brother VIP

Në një format si BBV zbulohet mjaft nga jeta private e konkurentëve.

“Vëllai i Madh” u ka bërë një lojë katër finalistëve të “Big Brother VIP”, për të fituar trëndafilin e florinjtë.

Banorët duhej që të gjenin përgjigjet e sakta për pyetjet që kishin të bënin me njëri-tjetrin.

Një nga pyetjet ishte se sa ish-të dashura ka pasur Donald Veshaj dhe banorët donin të dinin nëse është fjala për lidhje serioze apo edhe të tjerat. Aktori i humorit tha që të shkruanin ato më serioze.

Iliri shkroi numrin 4, Einxhel tha 3, Beniada po 3. Dhe Donaldi konfirmoi përgjigjen e dy vajzave dhe i tha balerinit se “doli blof”.


Shtuar 14.02.2022 21:56