Këto janë kushtet për paqe, Putin bëri dy grupe kërkesash

Presidenti rus Vladimir Putin foli me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan të enjten mbrëma, dhe i paraqiti pikërisht kërkesat ruse, përmbushja e të cilave do të mundësonte një marrëveshje paqeje me Ukrainën. Në bisedime morën pjesë edhe disa zyrtarë turq dhe njëri prej tyre, zëdhënësi dhe këshilltari i Erdoganit, zbuloi detaje.

Një zëdhënës i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, Ibrahim Kalin, tha për BBC se Vladimir Putin kishte bërë kërkesa që ndahen në “dy kategori” dhe se kërkesat nga grupi i parë “nuk do të ishin të vështira” për Ukrainën.

Putin kërkon që Ukraina të mos paraqesë një kërkesë për anëtarësim në NATO, për të cilën Presidenti Volodymyr Zelensky tashmë ka rënë dakord. Më pas të kalohet në procesin e çarmatimit të cilin Putini e përmend shpesh.

Kërkesa e katërt në grup është mbrojtja e gjuhës ruse në territorin e Ukrainës.

Por ka disa kërkesa më të vështira në grupin e dytë dhe Putin e paralajmëroi Erdoganin se ato mund të zgjidheshin nëse ai së pari takohet me të Zelenskin ballë për ballë. Kalin nuk specifikoi kërkesat në grupin e dytë, ai vetëm shpjegoi se ato kanë të bëjnë me Donbass dhe Krimenë. Putin ishte shumë i qartë dhe konciz gjatë bisedimeve, shtoi Kalin. /albeu.com/


Shtuar 18.03.2022 09:06