Gjendet pasardhësja e Skënderbeut në Australi, çfarë deklaroi mbi shqiptarët

Sophie Castriota e cila disa herë ka deklaruar se është stërmbesa e  heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti është shprehur se prejardhja e saj është shqiptare.

Ajo deklaroi në EuroNews se kanë lidhje me arbëreshët e Italisë.

Më tej ajo theksoi se vetë ka lindur në Australi ndërsa gjyshja e saj përpara se të shkonte në Australi jetonte në Itali.

“Prejardhja ime është shqiptare, sipas historikut të familjes time. Ne k,emi lidhje me arbëreshët e Italisë, por ne jemi të lidhur me gjakun shqiptar deh trungu jonë familjar e tregon këtë gjë. Paraardhësit tanë vijnë nga Shqipëria. Unë kam lindur këtu, por gjyshja ime ka qenë në Itali e më pas është larguar për në Australi”- theksoi ajo.

“Në 2016 kam udhëtuar për herë të parë drejt Shqipërisë. Kam parë shumë vende në Shqipëri dhe Kosovë. Ishte një kënaqësi për mua ta dija se ku i kisha rrënjët e mia. Pasi e vizitova Shqipërinë dhe Kosovën, ndjehem akoma më e lidhur me vendin tim. Thjesht do të përpiqem që të bëj diçka. Do bëj diçka për të ndihmuar popullin shqiptar. Kur pashë gjendjen e vendit u preka shumë.”- theksoi ajo.

Më tej ajo theksoi se ka vënë re se ka shumë probleme me qeveritë në vend.

“Kam vënë re se ka shumë probleme me qeveritë, me gjendjen e përgjithshme dhe unë thjesht do të ndihmojë që të bëj një hap përpara për vendin. Do të japë kontributin tim për vendin tim”- përfundoi ajo. /albeu.com


Shtuar 21.02.2023 10:32