Vriten 300 civilë, akuzohen mercenarët rusë dhe ushtria e Malit

Gjatë një operacionit në muajin mars nga ushtria e Malit ku morën pjesë edhe  mercenarë rusë, dyshohet se janë vranë se u rreth 300 civilë gjatë pesë ditëve, thotë Human Rights Watch (HRW).

Burimet lokale të sigurisë i thanë HRW se më shumë se 100 burra rusisht-folës dyshohet se ishin përfshirë në operacion.

Sipas  dëshmitarëve dhe drejtuesve të  komunitetit lokal në qytetin Mourathanë se qindra burra u mblodhën dhe u vranë në grupe të vogla.

Qyteti rural me rreth 10,000 banorë është në rajonin Mopti, një pikë e nxehtë e aktivitetit xhihadist që është intensifikuar dhe përhapur në vendet fqinje në rajonin e Sahelit.

Human Rights Watch thotë se vdekjet gjatë operacionit kundër xhihadistëve në Moura ka qënë “mizoria më e keqe në Mali në një dekadë”.

Ushtria e Malit është akuzuar prej kohësh për shkelje të të drejtave gjatë operacioneve kundër kryengritjes.

“Abuzimet nga grupet e armatosura islamike nuk janë aspak justifikim për masakrën e qëllimshme ushtarake të njerëzve në paraburgim”, tha Corinne Dufka, drejtoreshë e Sahel në Human Rights Watch./albeu.com