Mediet serbe: Serbia po bëhet gati për luftë (FOTO LAJM)

"Serbia po armatoset sikur nesër do të fillojë lufta," kanë shkruar sot mediet serbe.

Në një artikull të të përditshmes serbe "Blic", shkruhet se Serbia është pajisur me "Mig" rusë, helikopter ushtarak, madje edhe me një sistem të ri raketash.

"Serbia ka blerë tashmë edhe dy helikopterë nga Rusia – një mund të mbajë 36 pasagjerë, 24 parashutistë dhe 12 të plagosur, dhe ka një sistem të integruar GPS, pajisjet për natën, ndërsa në Serbi këtë vit do të arrijnë dhe rreth 30 automjete luftarake "Hammer" dhuruar SHBA, vlera e të cilave shkon deri në tre milionë. Gjithashtu Serbia do marrë si dhuratë nga rusët edhe gjashtë aeroplanë "MiG-29", transmeton "Klan Kosova".

Ndërkohë, politikanët dhe analistët serbë i kanë cilësuar këto blerje masive dhe donacione, si një hap drejt modernizimit të ushtrisë serbe. /albeu.com/

Shtuar më 29/01/2017, ora 13:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori