Mediet gjermane: Ivanov flijoi stabilitetin për të mbrojtur Gruevskin
Mediet gjermane kanë shkruar sot për situatën e tensionuar në Maqedoni, duke thënë se edhe BE-ja është alarmuar nga kjo situatë.

"Çdo mbrëmje mijëra persona marshojnë rrugëve të Shkupit dhe qyteteve tjera. Ata janë mbështetës të ish kryeministrit Nikola Gruevski, i cili fitoi ngushtë zgjedhjet e 11 dhjetorit por nuk arriti të krijojë qeverinë.

Udhëheqësi opozitar Zoran Zaev ka fituar 67 nënshkrime nga 61 të nevojshme, megjithatë nuk është mandatuar nga presidenti Gjorgje Ivanov, i cili mbështetet edhe nga protestuesit. Presidenti ka respektuar ligjet dhe Kushtetutën, por edhe kërkesat tona. Ai është fitorja e parë pas protestave. Suksese tjera do na prijnë," thanë protestuesit, shkruan gazeta.

Protestuesit kanë frikë se shqiptarët po marrin më shumë të drejta nga çka u takojnë, pasi njëra nga kërkesat e tyre është zyrtarizimi i gjuhës shqipe dhe Platforma e tyre është përpiluar në Tiranë.

Bujar Osmani nga BDI e ka kritikuar vendimin e presidentit: "Kjo sjellje e presidentit rrezikon përkeqësimin e marrëdhënieve ndër-etnike dhe se Platforma nuk është përpiluar në Tiranë por nga partitë politike shqiptare në Maqedoni."

Shefja e politikës së jashtme europiane Frederica Mogherini kërkoi nga partitë politike, veçanërisht nga liderët e partive qeveritare që të ruhen nga retorika nacionaliste dhe që krizën politike të mos e thellojnë në krizë institucionale.

Gjithë kjo krizë duhet të jetë si mbështje që i jep presidenti Gjorgje Ivanov shefit të OBRM, Nikola Gruevski, që sipas gjitha gjasava ka shpërdorur detyrën zyrtare dhe korrupcion. Ai kërkon sa më parë të mbyllë punën e Prokurorisë Speciale, transmeton "Bota Sot". /albeu.com/
Shtuar më 06/03/2017, ora 14:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori