Mediat sulmojnë bashkëshorten e ish-kryeministrit britanik për Maqedonë (FOTO LAJM)

Mediet britanike kanë vënë në shënjestër bashkëshorten e ish kryeministrit birtanik David Cameroon, dizajneren britanike Samanta Cameroon, për Maqedoninë.

Ajo është akuzuar se shfrytëzon fuqi të lirë punëtore për prodhimin e linjës më të re të saj të veshjeve luksoze.

Sipas "Daily Mail", Samanta Cameroon e ka përzgjedhur Maqedoninë si vendin ku do të prodhohet linja më e re e modës "Ceffin", edhe pse vetëm një bluzë e kësaj marke do të kushtojë 110 paund pritanik.

Gazetarët nuk kanë dijeni se sa paguhet një punëtor në Maqedoni, por përmendin rastin e kritikave të vitit të kaluar për disa kompani, për keqpërdorim të fuqisë së lirë punëtore në vend, ku sipas tyre, një robaqepëse paguhet më pak se 50 denarë për një orë dhe punon në kushte të këqia. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2017, ora 11:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori