Mediat serbe: Rusia i jep 20 milionë euro Nikoliçit për garën presidenciale
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Serbia pritet të fillojë fushatën zgjedhore presidenciale, ndërsa mediet e kontrolluara nga Kryeministri aktual në Serbi, Aleksandar Vuçiç, kanë thënë se Nikoliç ka marrë 20 milionë euro nga Rusia për garën presidenciale.

Sipas informatave të pakonfirmuara, Presidenti aktual, Tomisllav Nikoliç, pasi që dështoi të marrë aprovimin e partisë së tij për kandidaturën për mandatin e dytë presidencial, i ka shkruar një letër partisë ku ka kërkuar një lloj tregtie, duke hequr dorë nga kandidatura presidenciale në shkëmbim të pozitës së Kryeministrit të Serbisë dhe udhëheqësit të partisë më të madhe në Serbi – SNS.

Një zyrtar i partisë SNS ka thënë për media se oferta e Nikoliç-it është refuzuar, pa specifikuar detajet. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2017, ora 09:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}