Gjenerali amerikan: Qëllimet e Putin kanë dështuar

Presidenti rus Vladimir Putin ka dështuar tashmë nga qëllimet e tij fillestare të luftës, sipas ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare të SHBA, gjeneral Herbert McMaster.

“Të gjitha supozimet mbi të cilat Putini e bazoi pushtimin e tij dolën të rreme,” tha ai për Sky Neës, duke treguar dështimin për të marrë qytetet e Kievit dhe Odesës.

Edhe pse ka një mundësi që Putini mund t’i shpallë zyrtarisht luftë Ukrainës deri në Ditën e Fitores më 9 maj, gjenerali McMaster tha se Rusia ka probleme të cilat nuk mund të zgjidhen brenda disa javësh.

Sa i përket ofensivës së fundit të Rusisë në Ukrainën lindore, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare tha se nuk beson se do të përmbushë objektivat e saj.

Ai tha se ofensiva ka të ngjarë të dështojë dhe ukrainasit do të nisin një kundërofensivë.

Forcat ruse deri më tani nuk kanë arritur të marrin asnjë qytet të madh, pavarësisht se disa ekspertë fillimisht besonin se Ukraina do të binte brenda pak ditësh./albeu.com