Mediat serbe: Kroatët dhe shqiptarët bashkohen kundër serbëve
Mediat serbe kanë shkruar sot se shqiptarët janëbashkuar me kroatët, kundër Serbisë, pasi kanë kërkuar mbështetjen e formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Mediet shtojnë se ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Mimi Kodheli, së bashku me homologun e saj kroat Damir Krsticevic, i kanë shkruar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për formimin e Ushtrisë.

"Në një letër drejtuar ministrave kroatë dhe shqiptarë 'dënohet retorika nacionaliste e zyrtarëve serbë', e cila ka për qëllim 'minimin e sovranitetit të Kosovës dhe të destabilizojë gjendjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor'.

Gjithashtu, Kodheli dhe Krsticevic i kanë bërë thirrje Stoltenberg për të shqyrtuar planin operacional për misionin paqeruajtës në Kosovë për të mbështetur transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forcat e Armatosura të Kosovës", përfundojnë mediet serbe. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2017, ora 13:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori