Mediat ruse: Nikoliç ka mbështetjen e Rusisë, Vuçiç pengoi planin e tij
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Gazeta ruse "Kommersant", ka shkruar sot se kandidatura e Aleksandër Vuçiçit për President të Serbisë ka penguar seriozisht planet e Tomisllav Nikoliç, dhe se presidenti aktual i Serbisë ka pasur mbështetjen e Rusisë.

Kommerasnt shkruan se vendimi i Partisë Popullore Serbe për të mbështetur kandidaturën e Vuçiç-it pritej, sepse është politikani më me ndikim në Serbi.

Vendimi për të ndërruar pozitën e Kryeministrin për presidencë, e cila ka më pak kompetenca, me përjashtim ndoshta vetëm të politikës së jashtme, mund të kuptohet se Vuçiç ka për qëllim që pikërisht këtë sferë ta bëjë prioritet për vete, raporton agjensia "Beta".

"Vuçiç mund të mbajë për vete sferën e politikës së jashtme nën kontrollin e tij, duke shmangur kundërshtimet e tanishme në udhëheqjen më të lartë të vendit", vlerëson "Kommersant".

Gazeta shton se për Vuçiç-in kjo është e rëndësishme për shkak se politikani kryesor pro rus konsiderohet Nikoliç, i cili nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të marrë një mandat të dytë.

Në rast se Vuçiç bëhet president, do të jetë e rëndësishme kush do të jetë kryeministri i ardhshëm, pasi presidenti i ri do të përpiqet që të ruajë kontrollin ndaj qeverisë, shkruan gazeta.

"Kommersant" shton se mediat në Beogradit shkruajnë se kryeministri i ardhshëm mund të jetë ministri aktual i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, i cili, siç vlerëson e përditshmja ruse, është një lloj kompensimi për Moskën pas shkuarjes së presidentit Nikoliç, pasi Daçiç konsiderohet si politikan pro rus hiç më pak se Nikoliç. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2017, ora 10:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}