Mediat italiane: Mbyllet universiteti i Bossit
Pëlqej
Mediat italiane kanë sjellë edhe njëherë në vëmendje çështjen "Trota".

Shumë gazeta në Itali, pasi kanë cituar kryeministrin Rama, kanë përmendur edhe emrin e Renzo Bossit.

"Pas kontrollit që iu bë kriterit ligjor të universiteteve shqiptare nga ana e Ministrisë së Arsimit, u shpall nga ky institucion dhe heqja e licencës për disa universitete private e publike, ku në mesin e tyre përfshihet dhe universiteti ku u zbulua se ishte diplomuar Renzo Bossi, djali i ish-kreut të Lega Nord, Umberto Bossi, në një kohë rekord, pa ditur asnjë fjalë shqip, dhe pa shkelur asnjë herë të vetme në territorin shqiptar", kanë shkruar mediatItali. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2014, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori