Mediat italiane: Berlusconi kërkoi eliminimin e Kadafit
Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, i zënë ngushtë për shkak të lidhjeve të tij të mëparshme të ngushta me Muammar Kadafin, kërkonte eleminimin e diktatorit libian, njoftoi e përditshmja italiane "Il Fatto Quotidiano".

"Në mes të krizës libiane, kreu i qeverisë në atë kohë, Silvio Berlusconi, i bëri një kërkesë kreut të shërbimeve sekrete ku shkruante 'Ju nuk mund ta eliminoni Kadafin", shkruan gazeta tepër kritike ndaj Kavalierit duke cituar "një burim diplomatik".

"Për ta ritreguar ngjarjen, ishte një përpjekje disi naive nga ana e Berlusconit për të zgjidhur një situatë të pakëndshme", theksonte gazeta.

Gazeta citon deklaratat e ish-ministrit të Mbrojtjes, Ignazio La Russa në mbështetje të tezës në interes të Silvio Berlusconit për ta eliminuar Kadafin, sepse lidhjet e mëparshme të tij të ngushta me diktatorin libian i krijonin vështirësi në arenën ndërkombëtare.

"Ata me siguri nuk vinin të më tregonin për këtë, por kjo është e mundur. Berlusconi ishte i shqetësuar për idenë se mund të gjendej në vështirësi sepse konsiderohej i afërt me liderin libian", kishte deklaruar La Russa, sipas të përditshmes. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2013, ora 12:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori