Mediat greke pralajmërojnë daljen e Greqisë nga “Shengen”
Greqia rrezikon të dalë nga zona "Shengen". Këtë paralajmëron një gazeta greke, e cila rendit disa arsye të largimit të Greqisë nga “Shengen”.

Sipas gazetës, “Kathimerini” kjo do të ndodhë pasi vendi nuk ka arritur të shënojë rezultate efikase në luftën kundër emigracionit ilegal dhe për shkak të rrënimit të imazhit të saj në aspektin ndërkombëtar.

Kjo Gazetë shkruan se partnerët evropian janë mosbesues ndaj aftësive të Greqisë, për të kontrolluar kufijt e saj në mënyrë efikase.

BE ka shprehur shqetësimet e saj se Greqia është vendi tranzitor për kalimin dhe transportin e emigrantëve afgan dhe nga vendet e tjera afriko-aziatike. Kohëve të fundit në Hungari dhe Serbi janë ndaluar qindra emigrantë, të cilët kanë theksuar se kanë hyrë përmes Greqisë.

Eurokomisionerja për çështje të brendshme, Sesilia Malstorm ka theksuar se shqetësimet i janë shprehur edhe ministrit grek për mbrojtjen e qytetarëve, Hristos Papucis./albeu.com/
Shtuar më 08/11/2011, ora 13:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori