Tragjedia me shqiptaren në Greqi, del raporti i mjekësisë ligjore

Lajmi për vdekjen e 16 vjeccares shqiptare në Greqi shkaktoi një tronditje të madhe për opinionin publik.

Sot ka dalë raporti i mjekësisë ligjore në lidhje me shkakun e vdekjes së 16 vjeçares shqiptar Maria Hyseni në Trikala të Greqisë, ngjarje e cila ka tronditur mjaft komunitetin vendas.

Ajo ishte në një lidhje me një efektiv të policisë greke dhe kishte dalë nga shtëpia për të takuar 26 vjeçarin, por më pas nuk u kthye më në shtëpi, për t’u gjetur e vdekur mëngjesin e ditës së tjetër pranë një kishe, raporton abcneës.al.

Mjekësia ligjore ka konstatuar goditje në kokë dhe gjoks, të cilat sipas mjekëve janë shkaktuar prej rënies nga lartësia.

Megjithatë, ata nuk dinë të thonë nëse 16 vjeçarja shqiptare ra vetë apo e hodhi dikush nga lartësia, prej të cilës edhe gjeti vdekjen.

Mediat greke raportojnë se paraprakisht dyshohet për një vetëvrasje të vajzës, version i cili hidhet poshtë nga familjarët që kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes së vënies nën përgjegjësi të autorëve të mundshëm.

Pritet që varrimi i të resë shqiptare të bëhet sot në orën 18:30 në Trikala, aty ku edhe banon familja e saj, ndërsa ngjarja mbetet ende një mister i madh.


Shtuar 17.07.2020 13:34