Me zë të ngjirur ka anuluar çdo aktivitet, Putin është rëndë?
Pëlqej
Ai është mburrur vazhdimisht për trupin e tij të mbajtur pavarësisht moshës, por kësaj radhe duket se gjërat nuk po shkojnë siç do të kishte dashur.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka anuluar të gjitha takimet dhe aktivitetet e tij këto ditë dhe dyshohet se vuan nga një sëmundje e rëndë, sipas mediave britanike.

Ai nuk ishte në një aktivitet në Soçi, dhe po ashtu ka anuluar pjesëmarrjen në një aktivitet në Moskë ku kishte planifikuar të ishte i pranishëm, shkruan Albeu.com.

Putin ka anuluar gjithashtu edhe aktivitetet gjatë javës së ardhshme, ndërsa na daljen e fundit është parë të kollitet shpesh dhe fortë, duke folur me zërin që i kishte ikur.

Për t'i dhënë fund spekulimeve, zëdhënësi i tij tha se nuk bëhet fjalë për diçka serioze, megjithatë shumë besojnë tani edhe në Rusi se Putin nuk është aspak mirë nga ana shëndetësore. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2018, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori