Më shumë teste ndaj COVID 19, Italia gati të nxjerrë ''pasaportat e imunitetit''
Italia po planifikon të rrisë testimin për koronavirusin dhe të qëndrojë e izoluar deri të paktën më 3 maj.

Komisioneri i posaçëm i Italisë për situatën e virusit Domenico Arcuri tha për SKYTG 24 se do të ketë teste të detyrueshme gjaku për të krijuar një sistem të "pasaportave të imunitetit".

Aplikacionet e gjurmimit do t'u lejojnë njerëzve të dinë nëse kanë patur kontakt me dikë që është pozitiv për virusin. Atëherë ato mund të testohen në një përpjekje për të kufizuar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Testet e gjakut që identifikojnë antitrupat janë ende duke u zhvilluar. Virologët kanë paralajmëruar se testet nuk do të dëshmojnë imunitet, por do të japin një fotografi nëse një person ka qenë në kontakt me virusin.

Nëse një test anti-trup është pozitiv, do të duheshin më shumë testime për të ditur nëse virusi është akoma aktiv.

Qëllimi i zyrtarëve të shëndetit publik është të përcaktojnë se sa zgjat imuniteti ndaj virusit./albeu.com
Shtuar më 12/04/2020, ora 09:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori