Më shumë se 250 banorë i shpëtuan zjarrit tragjik në kullën “Grenfell”
Më shumë se 250 banorë të kullës së banimit “Grendfell ” i kanë shpëtuar zjarrit shkatërrues i cili vrau të paktën 80 persona muajin e kaluar, njofton policia britanike.

Policia ka thënë se hetuesit kanë zbuluar se 350 persona jetonin në ndërtesën e djegur në perëndim të Londrës, por 14 nuk ishin prezent aty kur ndërtesa u përfshi nga flaka më 14 qershor.

Autoritetet besojnë se 255 persona i kanë shpëtuar zjarrit, ndërsa 80 të tjera vlerësohet se kanë vdekur ose janë zhdukur.
Tridhjetë e dy viktima janë identifikuar , pas kryerjes së 55 autopsive, sipas hetuesve.

Hetuesit kanë thënë po ashtu se për shkak të dëmit të shkaktuar nga zjarri, disa trupa mund të mos identifikohen kurrë. /albeu.com/

Shtuar më 10/07/2017, ora 16:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori