Më shumë se 15 mijë të vrarë në Irak gjatë 2014 (FOTO LAJM)

Qeveria e Irakut ka njoftuar se viti që lamë pas ka qenë një nga vitet më të përgjakshme që ka përjetuar vendi.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, të Brendshme dhe të Mbrojtjes gjatë vitit 2014">2014 janë vrarë 15.538 persona dhe janë plagosur 22 mijë të tjerë.

Ndërsa një OJQ me bazë në Londër ka thënë se në Irak përgjatë vitit 2014">2014 janë vrarë gati 17 mijë civilë.

Në territorin e Irakut po vepron edhe organizata terroriste ISIS, e cila ka pushtuar disa zona në vend./albeu.com/
Shtuar më 02/01/2015, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori