Rriten rastet me Covid-19 në vend, sot 47 të infektuar

Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë regjistruar 47 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot nuk ka asnjë humbje jete, ndërsa të shëruar 81. Raste aktive në të gjithë vendin janë 398.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 852 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 47 qytetarë, në këto bashki:

27 në Tiranë, 7 në Sarandë , 5 në Shkodër, 3 në Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Durrës, Mat, Mallakastër, Elbasan, Gramsh.

Janë 398 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 81 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,204 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (4 Tetor 2022)

Raste të reja ditore                47

Të shëruar në 24 orë             81

Të shtruar në spitale             4

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     852

Testime totale                   1,983,754

Raste pozitive                      331,191

Raste të shëruara                  327,204

Raste Aktive                             398

Humbje jete                              3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    243

Elbasan                   35

Vlorë                         21

Fier                           18

Shkodër                 17

Durrës                     16

Gjirokastër                14

Lezhë                        12

Dibër                           11

Korçë                         5

Berat                           5

Kukës                          1