Më pak se mendohej, kaq bomba atomike duhen për të shkatërruar tokën
c
Pëlqej
Do të duheshin 100 bomba bërthamore për t'a bërë tokën të pabanueshme. Sigurisht që nuk do të zhdukej i gjithë njerëzimi, por rrezatimi, hedhja e gazrave të dëmshëm në atmosferë si edhe mungesa e diellit për një periudhë të pacaktuar për shkak të reve të tymit do t'a bënin tokën një ambient ku vështirë se mund të jetohej, shkruan Albeu.com.

Ky është studimi më i fundit i bërë nga shkencëtarë nga vende të ndryshme të botës në lidhje me rrezikun bërthamore që i kanoset tokës.

Kjo shifër është shumë e vogël në raport me kapacitetet bërthamore që kanë shtetet që posedojnë armë të tilla.

Bëhet fjalë për plot 15 mijë mbushje bërthamore që janë në duart e ushtrisë amerikane, ruse, kineze, indiane, pakistaneze, izraelite, britanike, franceze dhe sëfundmi, koreanoveriore.

Studimi ka dalë gjithashtu në përfundimin se në sulm bërthamor në shkallë të gjerë jo vetëm që do të dëmtonte objektivin, por edhe shtetin që hedh bombat me efektet e përmendura mësipër. /albeu.com/

Shtuar më 14/06/2018, ora 10:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori