“Prestige Resort” u shemb, Berisha publikon pamjet: Ky është tritol ndaj shtetit ligjor

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pas shembjes së “Prestige Resort”. Kreu i Partisë Demokratike ka shpërndarë videon e shembjes së godinës 7-katëshe dhe krah shkruan vetëm një fjalë: Monstër!

Postimi:

Monstër! Tritoli ndaj Prestige Resort është tritol ndaj shtetit ligjor, Kushtetutës, rendit kushtetues që ajo garanton dhe medias e lirisë së saj! #sb

Në godinën me 7 kate, u hapën 730 furnela nga ku u montuan 70 kilogramë tritol si dhe 4 mijë metër linear fitil. Ky ishte kulmi i një aksioni të nisur 3 ditë më parë. Ndërkohë që një muaj më parë në këtë resort janë shembur edhe 2 pishina. Pronari i resortit Irfan Hysenbelli akuzon kryeministrin Edi Rama se po hakmerret ndaj tij.


Shtuar 4.12.2022 18:34