PD zyrtare mbledh sot Kryesinë, anëtarët votojnë si do të veprohet për zgjedhjen e kryetarit

Ditën e sotme në orën 17:00 do të mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike për të diskutuar mbi të ardhmen dhe riorganizimin e kësaj force politike.

Kujtojmë që nga mbledhja e djeshme e grupit parlamentar u mbajt qëndrimi për të mos shkuar në zgjedhje të nxituara për kryetar të PD.

Fillimisht deputetët kanë kërkuar zgjedhje fillimisht në seksione, grup-seksione, degë dhe më pas për kryetar, ndërsa Kolegji i Kryetarëve dje njoftoi se kërkon zgjedhje të menjëhershme për lider.

Në mbledhjen e sotme pritet të votohet se cila do të jetë ideja që do të ndjekin.

Anëtarët e Kryesisë së PD-së të cilët do votojnë sot janë: Jorida Tabaku, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Jemin Gjana, Flamur Hoxha, Jonila Godole, Taulant Zeneli, Orjela Nebija, Endri Hasa, Indrit Sefa, Kreshnik Çollaku, Roland Bejko, Gentjan Gaba, Agron Kapllanaj, Dhurata Çupi, Fitim Zekthi, Gazmend Koduzi, Helidon Bushati, Juela Hamati, Orjola Pampuri, Taulanta Jupi, Xhemal Gjunkshi, Lefter Gështenja, Dashnor Sula, Bledion Nallbati, Saimir Korreshi, Arbi Agalliu, Merita Bakiu.

 


Shtuar 6.06.2023 16:50