McCain: Të forcojmë NATO-n në Ballkan për t’i ndalur “vrullin” Rusisë
Senatori me ndikim i SHBA-ve, John McCain, është shprehur nga Podgorica se sjellja e Rusisë në rajon është e papranueshme.

Sipas tij, për këtë arsye më shumë se kurrë është e nevojshme që të forcojmë solidaritetin dhe stabilitetin në kuadër të NATO-s.

Pas bisedimeve me zyrtarët malazezë, McCain u tha gazetarëve se është e papranueshme ndërhyrja në procesin demokratik në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën.

McCain, Kryetar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit amerikan, tha se ai i ka përgëzuar qytetarët e Malit të Zi dhe udhëheqësit e tyre në zgjedhjen për t’u bërë pjesë e NATO-s.

“Kur ju shikoni situatën aktuale në botë, fuqia e stabilitetit, siç është NATO, është shumë më e rëndësishme tani se kurrë më parë në 70 vitet e ekzistencës së Aleancës, sepse unë besoj se është sjellja e Rusisë në rajon dhe në botë që është e papranueshme në këto kohë dhe se sjellja e tillë e Rusisë kërkon solidaritet dhe forcë për të ruajtur parimet dhe bazat e demokracisë”, tha McCain.

McCain ka qëndruar në Podgoricë ku ka zhvilluar bisedime me presidentin Filip Vujanovic dhe ministrin e Mbrojtjes, Predrag Boshkovic. /Albeu.com/

Shtuar më 12/04/2017, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori