McCain: Ka ardhur koha për sulm kibernetik kundër Rusisë
Autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duhet të shqyrtojnë mundësinë e sulmeve kibernetike kundër Rusisë, deklaroi kryetari i Komitetit për forca të armatosura të senatit amerikan, John McCain.

Ai këtë e shkroi në librin e tij të ri, i cili pritet të del në shitje më 22 maj, shkruan rtv21.tv

Sipas fjalëve të tij, kjo duhet të jetë përgjigjja e Washingtonit ndaj ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale në Amerikë në vitin 2016.

McCain nënvizoi se pala amerikane duhet të shfrytëzoi të gjitha mundësitë në fushën e teknologjisë kibernetike, për të detyruar Rusinë që të pendohet për shkak të sulmit kundër themeleve të demokracisë amerikane.

Ai kritikoi edhe qëndrimin e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili sipas McCain po e cilëson Rusinë si aleate potenciale. “Putini nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë partneri ynë”, nënvizoi McCain.

Shtuar më 03/05/2018, ora 23:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori