McCain jep alarmin: Ekziston rrezik i madh për luftë në Ballkan
Senatori amerikan njëherësh komandant i komitetit të Senatit për forcat e armatosura, John McCain, ka deklaruar se është shumë i shqetësuar për shkak të tensioneve në Ballkan, duke paralajmëruar se SHBA-të do të ratifikojnë Protokollin për hyrje të Malit të Zi në NATO brenda kësaj jave.

"Kjo kërkon vëmendjen e Bashkimit Evropian, NATO-s dhe të gjithë aleatëve që të përpiqen të parandalojnë disa nga këto kërcënime të krizës", ka thënë McCain për portalin European Western Balkans (EWB) në forumin e Brukselit të fondit gjerman të Marshallit në SHBA, përcjell "Gazetametro.net".

Me këtë rast, McCain ka përmendur se gjenerali Curtis Scaparrotti, komandant i komandës amerikane në Evropë, i ka thënë se mos-hyrja eventuale e Malit të Zi në NATO do të ishte katastrofë absolute, si dhe pasojat do të ishin që do të tronditej i gjithë rajoni edhe ashtu jostabil.

Njëkohësisht ai ka shtuar se është mirë e njohur se rusët tentuan grushtet në Mal të Zi dhe se ai grushtet nuk pati sukses. /albeu.com/

Shtuar më 27/03/2017, ora 11:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori