McCain dhe Obama luftojne per votat e te pavendosurve
Pëlqej
Albeu.com
Kandidati republikan John McCain dhe ai demokrat Barack Obama, po luftojnë për votat e të pavendosurve ndërsa kanë mbetur vetëm tre ditë nga zgjedhjet.Senatori McCain po qëndron sot për të dytën ditë në Ohajo. Guverantori i Kalifornisë Arnold Shvarzeneger do të bëjë fushatë së bashku me të. Asnjë kandidat republikan deri më sot nuk ka ardhur në Shtëpinë e Bardhë pa fituar në Ohajo.

Por sipas anketave të fundit të opinionit publik, Barack Obama kryeson në Ohajo me 6 pikë.

Senatori Obama po zhvillon fushatë në shtete Ajova dhe Indiana. Në zgjedhjet e mëparshme Indiana ka votuar gjithmonë për kandidatët republikanë. Këtë herë gara atje është e ngushtë.

Ndërsa shteti i Ajovas, gjatë dy zgjedhjeve të fundit presidenciale ka mbështetur një herë republikanët dhe një herë demokratët. Anketat e fundit tregojnë se Barak Obama kryeson me diferencë të madhe.

Zgjedhjet presidenciale përcaktohen nga votat e elektorëve. Çdo shtet ka një numër të caktuar elektorësh. Fituesit i duhet të sigurojë 270 vota elektorale. (VOA)
Shtuar më 01/11/2008, ora 16:57
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori