McCain: Amerika është shteti më i fuqishëm në planet
Për senatorin amerikan, John McCain, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi më i fuqishëmplanet.

Ai ka thënë se sulmi ndaj bazës ajrore në Siri, nuk e pengon luftën e këtij shteti edhe ndaj ISIS-it.

“SHBA është vendi më i fuqishëmplanet, ne mund të bëjmë dy gjëra në të njëjtën kohë”, ka thënë McCain nga Sarajeva, raporton AFP.
Ai e ka cilësuar Al-Assadin si një kriminel lufte i cili sipas tij dikur do të dorëzohet.

McCain ka thënë se gjakderdhja në shtetin sirian do të ndalet, pasi kjo është detyrim i të gjithëve.

Të enjten, McCain pritet t’u drejtohet deputetëve në Kuvendin e Kosovës./Albeu.com/
Shtuar më 11/04/2017, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori